Formacioni i mundshëm i PSG-së për sezonin e ri, me transferimin potencial të Mesit

Lionel Messi edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Barcelonës pasi mbrëmë njoftoi ekipi spanjoll që palët nuk kanë mundur të gjejnë një dakorim.

Në fakt, Messi veçse ishte pajtuar që të rinovonte kontratën me Barcelonën, megjithatë kriza financiare e blaugranasve e bëri që pas 17 viteve, Lionel Messi t’i jap fund karrierës me Barcën.

Sidoqoftë, Lionel Messi si një lojtar tani i lirë, do të ketë kohë për t’i shqyrtuar ofertat që do të vijnë në drejtim të tij, megjithatë gjiganti francez PSG duken skuadra më favorite për të siguruar shërbimet e argjentinasit, transmeton lajmi.net.

PSG ka qenë ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar veror, duke shtuar në radhët e tyre lojtarët si Ramos, Donnarumma, Wijnaldum e Hakimi. Me gjithë këto transferime të deritashme, dhe me një transferim të mundshëm të Messit, PSG do të krijonin një skuadër tejet të frikshme.

Goal ka publikuar 11-shen startuese potenciale të PSG-së për sezonin 2021-22.