Formacionet zyrtare, Verona – Inter: Zikaltërit duan fitoren e dytë në kampionat

Interi do të luajë si mysafirë i Hellas Veronës në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Zikaltërit që janë kampion aktual e nisën me fitore kampionatin, duke e mposhtur Genoan me rezultat 4-0.

Në anën tjetër Verona ka pësuar humbje ndaj Sassuolos me rezultat 3-2.

Simone Izaghi për këtë ndeshje ka zgjedhur Lautaro Martinezin dhe Edin Dzekon për sulmin.

Në mbrojtje dhe mesfushë janë më të mirët që ka në dispozicion.

Në anën tjetër Barak, Zaccagni dhe Cancellieri do ta udhëheqin sulmin e Veronës.


VERONA: Montipò; Gunter, Ceccherini, Magnani; Faraoni, Ilic, Hongla, Lazovic; Barak, Zaccagni; Cancellieri.

INTER: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.