Barcelona në pozitë ideale për transferimin e Saul

Barcelona e kërkon me ngulm transferimin e Sual Niguez nga Atletico Madridi.

Skuadra katalunase dëshiron që mesfushori të kalojë në radhët e tyre, mirëpo është një operacion i ndërlikuar.

Sipas asaj që raporton AS, Blaugranasit duhet të shesin fillimisht, për t’i marrë më pas shërbimet e Saul.

Atletico Madridi nuk dëshiron të heq dorë nga lojtari, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të gjejë një aventurë të re.

Skuadra katalunase ka ofruar shërbimet e Antoine Griezmannit, një ish-lojtar i Los Rojiblancos, mirëpo është refuzuar.

Chelsea, Liverpooili dhe Manchester United, raportohet se po ashtu janë në garë.