Spiunohet gjatë testimit Panamera e përditësuar (FOTO)

në kategorine Auto/Lajme

Panamera me disa ndryshime të vogla, të paralajmëruara nga fotografitë e fundit të shkrepura gjatë testimeve.

Automobili i ri pritet të vijë pas Porsche Taycanit elektrik në vitin e ardhshëm.

Përditësimet te Panamera përfshijnë maskën e përparme, teksa dritat kryesore mbesin të njëjta sikur te modelet e vjetra.

Kompania akoma s’ka dhënë detaje për automobilin, por pritet një sistem i sofistikuar hibrid në linjën e re, shkruan “Auto-Express”, transmeton Koha.net.

Motori 2.9-litërsh dhe ai 4.0-litërsh do të mbesin edhe në modelet e përditësuara. Aktualisht versioni më i fuqishëm ka 542 kuajfuqi.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.