SPICE GIRLS përfundojnë turneun e ribashkimit

në kategorine Stardust

Grupi Spice Girls ka përfunduar turneun e tyre të shumëpritur të ribashkimit në stadiumin “Wembley”, pas një shitje të shpejtë të biletave në kryeqytet.

Grupi këndoi hitet e mëdha duke përfshirë “Wannabe” dhe “Spice Up Your Life” para 700.000 njerëzve.

Sporty, Ginger, Baby dhe Scary Spice përfunduan programin e tyre duke i sjellë fëmijët dhe nënat e tyre në skenë me ta, me Geri Horner, e njohur si Ginger Spice, duke bërë shaka se janë bërë tashmë tre breza të Spice Girls.

Horner gjithashtu kërkoi ndjesë për largimin nga grupi në vitin 1998 – vetëm dy vjet para se grupi të ndahej.

“Më vjen keq që u largova. Dua të them se është kaq mirë të kthehesh me vajzat që i dua”, u shpreh ajo para turmës.

Pas shfaqjes, Horner shpërndau një mesazh emocionues në Instagram, duke falënderuar ekipin dhe anëtarët e turneut.

“13 stadiume, pothuajse 700.000 njerëz me tri femra të mrekullueshme me të cilat kam ndarë skenën. Dua t’ju falënderoj Melanie B, Melanie C dhe Emma, dhe secilin i cili u shfaq për ne. Ishte diçka të cilën nuk do ta harroj kurrë”, shkroi ndër të tjera ajo.

Më parë gjatë ditës, Mel C ose Sporty Spice, postoi një foto të grupit në ditët e tyre të para, me një mesazh për Victoria Beckham, duke i treguar asaj se sa iu mungon.

Mel B, e njohur më mirë si Scary Spice, tha pas koncertit se shfaqjet e “Wembleyit” ishin një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo njoftoi gjithashtu se grupi do të shkojë në Down për të marrë një turne në Australi më vonë gjatë këtij vitit./ksp

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.