Spasovski- Trajanovska: Maqedonia e Veriut përmes Qendrës rajonale MARRI po shndërrohet në një pikë reale kontakti për rajonin
Shkup, 21 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtoresha e sapozgjedhur e Iniciativës rajonale për migrim, azil dhe refugjatë – Qendra rajonale MARRI në Shkup, Snezhana Trajanovska në takimin e sotëm kanë konfirmuar bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen.
Siç informojnë nga MPB, Spasovski në takim është shprehur i kënaqur që vendi përmes Qendrës rajonale MARRI po shndërrohet në një pikë reale kontakti për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me bindjen se përkrahja që MPB ia jep kësaj Qendre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim, ministri Spasovski ka uruar drejtoreshën Snezhana Trajanovska për detyrën e re duke i dëshiruar njëherësh suksese në projektet e realizuara së bashku.
Nga ana e drejtoreshës Trajanovska është shprehur mirënjohje deri te ministri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativës MARRI dhe gatishmërisë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Trajanovska në takim e ka brifuar Spasovskin për aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kuadër të MARRI-t dhe prioritetet që planifikohen të realizohen.