Spasovski në Kuvendin solemn të PDT: Një shoqëri për të gjithë dhe shtet evropian janë siguri për të gjithë

Shkup, 12 korrik 2020 (MEDIAL) – Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 2 Oliver Spasovski mbrëmë mbajti fjalim në Kuvendin solemn të Partisë Demokratike të Turqve e cila festoi 30 vjetorin e ekzistimit.

“Partia Demokratike e Turqve është ndërtuar në themelet e vendit tonë. Është krijuar kur edhe pavarësia dhe shteti sovran i ynë. Shumë kuadro cilësore nga kjo parti këto tre dekada duke punuar krah për krah së bashku punuan të vijmë deri në një shtet të këtillë, i cili është i barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë kombëtare, fetare, etnike, shtet i cili është pjesë e NATO-s dhe është në hap për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian”, tha Spasovski.

Shtoi se së bashku me PDT viteve të kaluara kanë marrë vendime të guximshme dhe se së bashkua punojnë në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.

Spasovski u përqendruar edhe në bashkëpunimin parimor dhe miqësor me Turqinë dhe shfaqi mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën që vendi e ka marrë nga Turqia gjatë krizës së koronavirusit. ar/