Spasovski në Kumanovë: Qytetarët e dinë se me LSDM-në janë të sigurt, do ta hedhin poshtë rrezikun nga regjimi i ripërtërirë dhe do të zgjedhin siguri

Kumanovë, 11 korrik 2020 (MEDIAL) – Marrim vendim  të madh më 15 korrik, të vazhdojmë në të ardhme të sigurt për ne, fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme. Ne jemi në lëvizje, porositi bartësi i listës në NJZ 2, nga koalicioni i udhëhequr  prej LSDM-së Oliver Spasovski në takimet në Kumanovë.

“LSDM tri vjet  vazhdimisht tregon se çka do të thotë kujdes për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë”, shtoi Spasovski.

“Më 15 korrik qytetarët e Kumanovës sërish do të votojnë për shoqëri korrekte  në vend se për  ripërtëritje të krimit dhe regjimit, dhe kjo do të ndodh në të gjithë shtetin. Qytetarët e dinë se LSDM kujdeset për të gjithë, do ta hedhin poshtë rrezikun nga regjimi i ripërtërirë dhe do të votojnë për siguri”, tha Spasovski. sa/