Spasovski: Koncepti ynë është siguri, transformim i ekonomisë

Shkup, 25 qershor 2020

Bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski, në intervistë në Kumanovë, mbrëmë foli për disa çështje aktuale dhe për konceptin e sigurisë rreth të cilit vazhdon të zhvillohet shteti në interes të qytetarëve sepse së bashku mundemi edhe më shumë edhe më mirë.

“LSDM ka vizion të qartë për shtetin dhe perspektiva për shtetin, nga shteti regjim e sollëm shtetin të jetë shtet anëtar në aleancën e NATO-s, shtet që i hapi negociatat me BE-në, thjeshtë kemi koncept të sigurisë që e kryeson LSDM-ja. Dhe ka koncept tërësisht tjetër të paqartësisë që kthen prapa, të skenarëve të errët të regjimit, vjedhjes, gjyqësisë së robëruar. Treguam gjatë viteve të kaluara se dimë të bëjmë hapa të mirë, të realizojmë projekte, t’i realizojmë interesat nacionale të shtetit dhe mund ta bëjmë edhe më tutje edhe më shumë edhe më mirë”, porositi mes tjerash bartësi i listës në NJZ 2, Spasovski.

Ai tha se LSDM edhe deri më tani ka treguar se çka do të thotë të punohet me përgjegjësi dhe se vazhdojmë në zhvillim të ekonomisë.

Bartësi i listës në NJZ 2, Spasovski paralajmëroi rikonstruim të Sokollanës dhe Përkujtimores Kumanovë.

“Projekte që më së shumti dëshiroj të realizohen, është ta rikonstruojmë Sokollanën si simbol të Kumanovës, tashmë kanë filluar aktivitetet nga Agjencia për të rinj dhe sport, ta rikonstruojmë sallën sportive, Kumanova ka frymë sportiste. Kumanova si qytet bartës në luftën kundër fashizmit, e cila i kultivon traditat e antifashizmit, duhet ta marrë mbështetjen nga shteti dhe ajo nuk do të mungojë”, tha mes tjerash në intervistën për TV Plus në Kumanovë, bartësi i NJZ 2, Oliver Spasovski.

__________________________________________________________________________________

MEDIAL i publikon këto tekste në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.