Spasovski: Komunikimi me qytetarët është më i rëndësishëm

Shkup, 26 maj – Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, për çdo çështje, për çështje sigurie, është shumë i rëndësishëm. Ideja është që në ditë të caktuara të zhvendoset Kabineti, në vend të Shkupit një ditë do të jetë në Kumanovë, Strumicë, Ohër, Manastir, në ndonjë qytet tjetër, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në “Fejsbuk”.

Ai bëri të ditur se qytetarët do të kenë mundësi në telefon ose në email adresë të caktojnë një takim dhe të takohen me të, drejtorin, zëvendësdrejtorin, shefat, për nevojat që kanë.

“Mund të dëshmojmë të gjithë së bashku, mediat, unë si ministër dhe ekipi im, çfarë do të thotë mbyllja e një institucioni dhe çfarë do të thotë hapja e një institucioni. Kemi kaluar një periudhë të tranzicionit dhe jemi thellësisht të bindur se komunikimi me qytetarët është shumë i rëndësishëm për të forcuar besimin, që të gjithë të ndihen si pjesë e sigurisë”, shton Spasovski në njofti