Spasovski: Do të veprojmë në mënyrë efikase sipas rezultateve nga hetimi

Shkup, 25 nëntor – Në intervistë për RTL-në kroate dhe RTCG-në malazeze kam theksuar se për sot organet hetuese bullgare paralajmëruan fjalime me rezultatet e para të hetimit për aksidentin, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Do të veprojmë sipas rezultateve të hetimit, garantoj se organet do të reagojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase. Identifikimi i të vdekurve ka filluar, ndërsa në të njëjtin punojnë ekipe të përbashkëta nga institutet për mjekësi ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, me ç’rast pala e Maqedonisë merr pjesë në sigurimin e materialit për ADN nga familjarët e viktimave”, publikoi Spasovski.

Sipas paralajmërimeve të autoriteteve bullgare, shënoi Spasovski, gjithë procesi mund të përfundojë për shtatë ditë, pas së cilës do të dërgohen kufomat e viktimave.

“Përgjegjësia është më e rëndësishme, të konfirmohet përgjegjësia dhe pasojat, që të mos përsëritet një situatë e tillë. Apeloj të mos nxirren spekulime në opinion, që të mos i bëjnë dëm hetimit. Informacion zyrtar është se ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski e firmosi marrjen e licencës për punë të transportuesit “Besa-Trans”, publikoi në Fejsbuk ministri Spasovski.