Spasovski, Bajraktar dhe Shkriel për vizitë në Kriva Pallankë

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale Sanela Shkriel sot do ta vizitojnë Komunën e Kriva Pallankës ku do të kenë takim me kryetarin e komunës Borjanço Micevski.

Anëtarët e delegacionit qeveritar do të inspektojnë fillimin e punëve ndërtimore për revitalizimin e sheshit të qytetit dhe parkun e qytetit. Do të vizitojnë edhe kopshtin për fëmijë”Detelina” – kloni 2 , ku duhet të fillojnë aktivitetet ndërtimore për rritjen e kapacitetit akomodues, kumtoi sot shërbimi qeveritar për media. sn/