Sot mblidhet Kryesia e re e BDI-së
Tetovë, 29 Tetor – Mbledhja e Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre, pritet që të fillojë sot në ora 14:30.
Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kreu i integristëve, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:
- Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;
- Konstituimi i Sekretariateve te partisë;
- Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;
Në këtë mbledhje gjithashtu pritet edhe emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera.