Sot finalet drithëruese, Istogu-Vushtrria, Prishtina-Besa Famgas

Sot finalet drithëruese, Istogu-Vushtrria, Prishtina-Besa Famgas!
Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, sot është festë e hendbollit. Në Prishtinë luheh dy ndeshjet finale të Kupës së Kosovës. 

Finalja e parë e madhe e Kupës është në orën 17.00 në konkurrencën e  femrave, mes Istogut dhe Vushtrrisë. Te dyja skuadrat janë në emocione. Istogu synon Kupën e tretë rresht në tri vitet e fundit, ndërsa Vushtrria zotohet se do të vdesin në fushë për të fituar trofeun. 

Finalja e dytë luhet në konkurrencën e meshkujve, mes kampionit të ri Besa Famgas, që ka super ekip dhe Prishtinës që ka bërë një lojë kompakte. 

Prishtina synon ta përfundon edicionin me trofe, e Besa pas titullit ta fus edhe Kupën e Kosovës në vitrinat e tyre. Sfida luhet në orën 19.30. Te dyja finalet luhen me shikues.