Sllokavia paralajmëron izolim të pjesshëm për dy javë

Sllovakia do të izolohet pjesërisht që nga e enjtja (25 nëntor), ku parashihet mbyllja e restauranteve dhe dyqaneve jo-esenciale ndërsa shkollat do vazhdojnë të jenë të mbyllura sipas qeverisë.

Me disa përjashtime, njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm natën në mes të orës një dhe pesë.

Shteti anëtar i Bashkimit Evropian me popullsi prej 5.4 milionë po lufton një nga shkallët më të larta të infektimit me COVID-19 në botë.

“Qeveria ka miratuar një izolim për dy javët e ardhshme. Do ta vlerësojmë sërish pas 10 ditësh”, tha Ministri i Ekonomisë, Richard Sulik.

Sipas tij “shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen”.

“Ne do të insistojmë që ato të qëndrojnë të hapura. Ne po ashtu pajtohemi që testimi në shkolla të bëhet i detyrueshëm”, tha ai.

Më herët , masa të reja janë paralajmëruar edhe në Republikën e Çekisë për shkak se më 24 nëntor është regjistruar numri më i lartë i rasteve të reja me COVID-19.