Sky Sports shkruan për eliminimin e Dritës

Sky Sports ka shkruar për eliminimin e Dritës shkaku i rasteve me COVID-19.

UEFA ka marrë vendim që skuadra e Dritës të eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe t’i japë fitore Linfieldit me rezultat zyrtar 3-0.

Arsye për këtë UEFA ka dhënë vendimin për karantinim të futbollistëve të Dritës nga shteti zviceran.

Kurse tani për këtë ndeshje ka shkruar edhe Sky Sports, të cilët kanë treguar se Linfiled vazhdon tutje në këto gara pas eliminimit të Dritës.

“Ndeshja u anulua vetëm dy orë para se të fillonte në Nyon, Zvicër pasi që dy futbollistë të skuadrës sl Kosovës rezultuan pozitiv për koronavirus”, shkruan Sky Sports.