Skuadrat si Man City, Bayern, Barcelona e PSG mund të vijnë në Kosovë në shtator

në kategorine Sport

Mitrovica ka shkruar historinë në futbollit e vajzave në Kosovë këtë vit, pasi që paraqitjet e saj ia kanë siguruar një vend në mesin e 32 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, ndeshjet zhvillohen vajtje-ardhje, që do të thotë se kundërshtari i radhës i Mitrovicës do të vijë në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Kundërshtarët e mundshme të vajzave të Mitrovicës janë disa klube të mëdha, përfshirë këtu skuadra si Atletico Madrid, Manchester City, Lyon, Paris Saint-Germain, Barcelona e Bayern Munich.

Shorti do të hidhet pas dy ditësh, ndërsa ndeshjet e para do
të zhvillohet më 11 dhe 12 shtator e ato kthyese një javë më vonë. /Gazeta
Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.