Skriningu me BE, Abdiu-Halili: Kemi kaluar tre klasterët e parë

Shkup, 22 Tetor – Republika e Maqedonisë së Veriut ka kaluar rreth gjysmën e skriningut shpjegues me KE-në, respektivisht vendi i ka kaluar në Bruksel tre klasterët e parë dhe mbeten për t’u shpjeguar edhe 3 të tjerët nga ana e KE-së. Këtë e ka bërë të ditur ekluzivisht për “Intervistën e Javës” në TVM 2”, sekretarja shtetërore dhe njëherit zëvendës kryenegociatorja e RMV-së me BE-në Drita Abdiu- Halili.

Ajo vlerëson se vendi ynë është në pozitë më të favorshme se sa vendet tjera të rajonit, të cilët tashmë disa vite negociojnë me BE-në dhe kjo është falë harmonizimit të  mbi 45 % të legjislacionit tonë me BE-në. Në nëntor gjatë skriningut bilateral negociatorët tonë me hollësi do të prezantojnë para KE-së, se çfarë tjetër mbetet për t’u harmonizuar dhe si do të bëhet zbatimi i ligjeve në praktik në vend. 

“Të dy skriningjet janë procese serioze. Në skriningu bilateral ekipet tona nga institucionet e ndryshme relevante dhe në varesi të kapitujve do ta prezantojnë para KE-së pasqyrën reale e qartë dhe reale për atë se çka ke harmonizuar, çfarë tjetër do të duhet të harmonizojmë sa kohë na duhet të implmentojmë dhe çfarë resurse na nevojiten”, u shpreh sekretarja shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili.

Abdiu-Halili, hapja e kapitujve pas ndryshimeve kushtetuese

Por negociatorët e kanë shumë të qartë se pavarësisht angazhimit të tyre, hapja e kapitujve me BE-në nuk do të ndodh derisa nuk miratohen ndryshimet Kushtetuese, respektivisht derisa nuk futet etnia bullgare në Kushtetutë. Për këtë çështje Abdiu- Halili apelon për kohezion, bashkëpunim dhe sjellje shtetërore nga i gjithë faktori politik në vend. 

“Opozita duhet të reflektojë, të mendojë dhe të veprojë në mënyrë ndoshta më pak politike dhe më shumë shtetërore, që të realizojmë përcaktimin gjeostrategjik tonin që nga pavarësia e këndej dhe ky është momenti, këto janë kushtet dhe benefitet nga anëtarësimi i plotë në BE janë shumë më të mëdha. Poashtu ne nuk kemi alternativa, nuk e themë se ne nuk kemi alternative, por se nuk duhet të kemi alternative tjera përveç orientimit euro – atlantik”, theksoi Abdiu-Halili.

Abdiu – Halili vlerson se ka shanse reale që deri në fund të kësaj dekade, vendi të bëhet anëtare e plotë e BE-së, por nga ana tjetër shprehet shumë e vetëdijshme se përparimi i ynë drejtë e BE-së do të matet në bazë të reformave ku pjesë e reformave është edhe dialogu politik në vend.