Skender Hyseni shkon pa maskë në IKSHPK

Njëjtë ndodhi edhe sot me koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë, ku Hyseni shihet në oborrin e IKSHPK-së, pa maskë.

Ai më pas ka hyrë në IKSHPK, teksa nuk dihet arsyeja, se a do të testohet për COVID-19, apo për diçka tjetër.

Ndryshe, në bazë të Ligjit në fuqi, dënimi për personat që nuk bartin maskën në ambiente publike është 35 euro. /Lajmi.net/