Situata me COVID-19 po rëndohet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut

Shkup-227, Kumanovë-12, Shtip-15, Prilep-4, Tetovë-34, Strugë-5, Veles-15, Manastir-10, Ohër-23, Kavadarc-4, Gostivar-2, Strumicë-18, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Koçan-4, Demir Hisar-4, Pehçevë-2, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnjë-1 dhe Negotinë-2.

Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur katër pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga ana tjetër, në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë 301 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 4 vdekje të reja kanë qenë brenda një dite.

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitv.