Silva po kalon te Lazio, as Vedat Muriqi nuk qëndron larg

David Silva pritet që shumë shpejtë të prezantohet si lojtar i Lazios.

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij do skadojë me të përfunduar aventura e skuadrës në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari pritet që të finalizojë marrëveshjen me Lazion në një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Por, Lazio nuk do të ndalet me kaq, pasi është afër transferimit edhe të Vedat Muriqit nga Fenerbahce.

Skuadra turke ka pranuar shitjen e reprezentuesit të Kosovës, mirëpo presin ofertën e duhur për sulmuesin prizrenas.

Besohe se Lazio do të transferojë Muriqin në shumën e 16 milionë eurove plus bonuset e tjera.