Shumë shpejtë, edhe Shpella e Qirave në fshatin Gërqinë, do të jetë e hapur për eksplorim nga të gjithë vizitorët!

Punimet për investimin në këtë pasuri të fshehur natyrore i filluam sot.

Ato përfshijnë pastrimin e rrugës që na shpie në shpellë, krijimin e shtigjeve, vendosjen e ulëseve dhe shumë detaje të tjera.

Investimi në trashëgiminë natyrore zhvillon turizmin, rrjedhimisht edhe ekonominë.

Kjo është dëshmuar me Shpellën e Kusarit, e cila tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e guidave turistike.