Shumë fjalë, pak angazhime? Plan i ndarë për kursimin e gazit

Autorë: ANSA, DPA, EFE, MIA, STA, Tanjug. Publikuar më 29 korrik.

Substituim, solidaritet dhe kursim janë parimet udhëheqëse të planit emergjent për ruajtjen e gazit të BE-së. Përkundër rezistencës së disa vendeve anëtare, ministrat e Energjisë u dakorduan rreth propozimit, të ndarë me përjashtime.

Të martën ministrat e Energjisë e BE-së zyrtarisht nënshkruan planin për kursimin e gazit, me Hungarinë si kundërshtar i vetëm. Plani parashikon uljen vullnetare të konsumit të gazit për 15 për qind ndërmjet 1 gushtit të vitit 2022 dhe 31 marsit të vitit 2023, si dhe mekanizëm për përfshirjen e alarmit në nivel të gjithë Bashkimit, përmes të cilit zbatohen tragetet e detyrueshme të kursimit në rast të mungesës masive të gazit. Kjo marrëveshje paraqet ndarje serioze në raport me draft propozimin fillestar të Komisionit Evropian. Plani përfshin përjashtimin e masave të detyrueshme, ndërsa pragu për vendosjen e trageteve të domosdoshme të kursimit është rritur. Mund të kërkohet përjashtim për ata që mund të dëshmojnë se kapaciteti i tyre për eksport ose se infrastruktura e tyre përdoret për ridestinimin e gazit në vende tjera anëtare. Mund të nxjerrë edhe një konkluzion për shtetet që i tejkalojnë pragun e rezervave.

Alarm në nivel të BE-së në rast të nivelit të ulët të furnizimit me gaz mund të shpallet me propozim të Komisionit që do të merrte mbështetje nga të 27 vendet anëtare, ose nëse së paku pesë vende anëtare e aktivizojnë alarmin.

Mirëpo, teksti juridik i planit thotë se vetëm Këshilli i BE-së, ku janë të përfaqësuara vendet anëtare, mund të imponojë tragete të domosdoshme të kursimit, e jo Komisioni, siç ishte propozuar fillimisht. Plani emergjent për gaz tek tani duhet të vërtetohet në formë të shkruar. Presidenca çeke të martën porositi se kjo do të bëhet në ditën në vijim.

Plan sipas masës së Gjermanisë?

Nga Roma deri në Varshavë (98 për qind e kapaciteteve të shfrytëzuara për rezerva), perceptimi i përgjithshëm është se plani është bërë sipas masës së Gjermanisë, e cila është e varur fort nga gazi rus. Kritikët shprehen se Berlini nuk arriti të diversifikojë furnizimin e vet me gaz dhe ka nivel më të ulët të kapacitetit të shfrytëzuar për rezerva (65 për qind) krahasuar me vendet tjera të BE-së. Nga Gjermani pritet ta ulë konsumin e vet për më shumë se 10,3 miliardë metra kub. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habek, e lëvdoi marrëveshjen për planin e gazit duke e quajtur përgjigje të fortë ndaj “të gjithëve që përhapi urrejtje dhe përbuzje”, dhe që është dëshmi se supozimet për ndarje të BE-së janë të gabuara.

Vendet evropiane me prodhimtari më të madhe, Gjermania dhe Italia, kanë kërkesë të lartë për gaz. Sipas planit fillestare të Komisionit Evropian, Italia duhej të zvogëlojë konsumin e saj për 8,3 miliardë metra kub. Në mënyrë që ta zvogëlojë varshmërinë e saj nga gazi rus, Italia ka investuar në mënyrë masive në diversifikimin e furnizimit të saj me gaz rus. Roma ka mundësinë të dëshmojë kapacitetin e vet për eksport, si dhe se infrastrukturën e shfrytëzon për të ridestinuar gazin drejt vendeve tjera

anëtare. Duke marrë parasysh se Italia tashmë e plotëson tragetin prej 70 për qind të rezervave, vendi pret të jetë i përjashtuar nga plani emergjent për gaz, me çka do t’i mundësohet që ta lëshojë kursimin nga 15 përqindëshi fillestar në 7 për qind.

Përjashtime për Gadishullin Iberik

Bashkë me Portugalinë, Poloninë dhe vendet tjera anëtare të BE-së, Spanja ishte një nga vendet që kundërshtonin ashpër planin fillestar të propozuar nga Komisioni Evropian.

“Për dallim nga vendet tjera, ne spanjollët nuk jetojmë mbi mundësitë tona në raport me konsumin e energjisë elektrike”, deklaroi ministrja spanjolle për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, Tereza Ribera.

Edhe Spanja edhe Portugalia morën përjashtime nga masat e detyrueshme të kursimit të gazit si pjesë e masave për përjashtimin e vendeve anëtare me lidhshmëri të kufizuar tokësore me pjesën tjetër të Bashkimit. Spanja ka strukturë mirë të etabluar kombëtare të gazit të lëngshëm natyror që i mundëson të bartë gazin në vende të tjera. Spanja e përshëndeti kompromisin dhe tha se do ta ulë konsumin e saj për 7 deri 8 për qind në rast të gjendjes emergjente, por këtë do ta bëjë në bazë vullnetare, e jo me urdhër të Brukselit.

Përjashtime për vendet baltike

Irlanda, Malta dhe Qiproja do të jenë tërësisht të përjashtuara meqë nuk janë të lidhura me rrjetin evropian. Ndonëse e sollën tërësisht në pikëpyetje pjesëmarrjen e tyre në përpjekjen për ulje, madje edhe me përqindje minimale, dy të parat konfirmuan se megjithatë do të bëjnë çmos që është në fuqinë e tyre për ta arritur qëllimin.

Përjashtim tjetër zbatohet te vendet baltike, të cilat ende janë të lidhura me rrjetin elektrik rus. Nëse Moska e përjashton Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë, të tri vendet do të duhet të përdorin gaz për të stabilizuar furnizimin e tyre elektrik dhe nuk do të mund t’i lejojnë vetes kursim të konsumit.

Sllovenia dhe Komisioni Evropian me lëvdata për solidaritetin përkundër përjashtimeve

Sipas ministrit slloven të Infrastrukturës, Bojan Kumer, vendet anëtare të BE-së kanë treguar angazhim të qartë për të bërë më shumë mbi bazën vullnetare dhe të shprehin solidaritet. Sllovenia është e lidhur mirë me fqinjët e saj dhe duke marrë parasysh se është e vogël ka konsum shumë të ulët të gazit.

Mirëpo, është me rëndësi të madhe për Slloveninë që kjo të sjellë deri te ajo që ekonomia shtetërore të jetë më pak e përkushtuar ndaj uljes së konsumit të gazit.

Rreziku me aq shumë përjashtime të pengohet BE-ja të kursejë gaz të mjaftueshme na largon nga plani, pohon komisarja e BE-së për energji, Kadri Simson.

“Solidariteti i BE-së funksionon më së miri kur pranojnë se kushtet e vendeve anëtare janë shumë të llojllojshme”, tha Kadri Simson, duke minimizuar shqetësimin.

Iniciativa Ballkan i hapur

Kriza energjetike nuk e ka kursyer Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë që të pengohen problemet e ardhshme, vendet ndërmarrin masa të përbashkëta në kuadër të iniciativës Ballkani i hapur, platformë për bashkëpunim ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Serbia paralajmëroi se filloi me ndërtimin e interkonektorit për gaz me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajlloviq, shprehu vullnetin për ta bërë të njëjtën me Shqipërinë ku gjatë ndërtimit të terminalit për gaz të lëngshëm natyror. Serbia shprehet se dëshiron të bëhet vend i transitit për rajonin, me qëllim të ndërtimit të konektorit me Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Hercegovinën, Kroacinë dhe Rumaninë.

Ky artikull është publikuar të premten. Përmbajtja bazohet në lajmet e publikuara nga agjencitë të cilat marrin pjesë në Redaksinë Evropiane (ENR)