Shumë fëmijë të vrarë nga të shtënat në një shkollë Ruse

Nga të dhënat e fundit e zyrtarëve thuhet se të paktën 11 fëmijë kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën të cilët u dërguan në spital.

Një adoleshent u arrestua pas sulmit në shkollë, që ndodhej rreth 820 km (510 milje) në lindje të Moskës në republikën kryesisht myslimane të Tatarstanit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Presidenti i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi pushkatimin si një “tragjedi”.

Duke iu përgjigjur sulmit, Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai do të rishikonte ligjet e Rusisë për kontrollin e armëve.

Çfarë dimë për të shtënat?

Të shtënat ndodhën në Shkollën Nr 175 gjatë ditës së sotme, automjetet e armatosura rëndë të policisë dhe emergjencës iu përgjigjën incidentit.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan disa fëmijë që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar si dhe njerëzit e plagosur që evakuohen. TV rus raportoi se dy nga fëmijët vdiqën pasi u hodhën nga një dritare e katit të dytë.

Ekipi taktik i përgjigjet një të shtëne vdekjeprurëse në Shkollën Numër 175 në Kazan, Tatarstan, Rusi 11 maj 2021 në këtë imazh të marrë nga mediat sociale

Image

Policia e armatosur arriti në shkollë ku më pas deklaroi raportin e ngjarjes

Raportet fillimisht thanë se ishin dy persona që sulmuan, ku njëri prej të cilëve ishte vrarë, por zyrtarët më vonë thanë se kishte vetëm një të dyshuar.

Zyrtarët kanë konfirmuar tetë vdekje.

Z. Minnikhanov tha se viktimat janë katër nxënës meshkuj dhe tre femra të klasës së tetë, duke shtuar më vonë se një mësues u vra gjithashtu.

Ai u tha gazetarëve jashtë shkollës se përveç fataliteteve, 12 fëmijë dhe katër të rritur po trajtoheshin në spital.

“Terroristi është arrestuar, ai është 19 dhe është një pronar i regjistruar i armës së zjarrit,” tha ai.

Në videon e lartë dhënë shihet një adoleshent i shtrirë në tokë, teksa është ndaluar nga policia ruse./BS