Shtëpia e Bardhë propozon prona e sekuestruar e oligarkëve rus të shfrytëzohet për të ndihmuar Ukrainën

Uashington, 28 prill – Presidenti amerikan Xho Bajden kërkon nga Kongresi kompetenca të reja për sekuestrimin dhe rikahëzimin e pronave të oligarkëve rusë, si pjesë e masave të reja për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës.

Sipas mediave amerikane, Bajden do të kërkojë zyrtarisht miliarda dollarë shpenzime shtesë sot për të furnizuar ushtrinë e Ukrainës, për të nxitur ekonominë e saj dhe për të mbështetur miliona refugjatë që janë larguar nga vendi për shkak të pushtimit rus. Ai gjithashtu do t’i kërkojë Kongresit të intensifikojë sanksionet ndaj qeverisë ruse.

Bajden do t’i kërkojë gjithashtu Kongresit të lejojë qeverinë federale të shfrytëzojë të ardhurat nga shitja e mjeteve të sekuestruara oligarkëve rusë të sanksionuar për të ndihmuar popullin e Ukrainës.

Në një fjalim virtual drejtuar drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje që të ardhurat nga pronat e sanksionuara dhe rezervat e Bankës Qendrore të përdoren për të kompensuar humbjet e Ukrainës./Zhurnal.mk