Shtabi komunal zgjedhor në Gostivar takoi përfaqësuesit e Shtabeve vendore

Gostivar, 20 qershor 2020

Duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse kundër Kovid-19 në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takim me përfaqësuesit e Shtabeve vendore të BDI-së në rajonin e komunës së Gostivarit.

Me këtë rast, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, Bashkim Hasani, njoftuan nga afër strukturën e Shtabit Komunal Zgjedhor dhe shtabeve vendore mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 Korrikut.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, Bashkim Hasani mes të tjerash njoftuan strukturën e partisë për zhvillimin e fushatës zgjedhore, duke u fokusuar tek nisma e  liderit të  Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI për të pasur kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Jakupi veçmas u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga Kovid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.

Shtabi Komunal Zgjedhor – BDI, dega në Gostivar 

______________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.