Shqiptarët në Maqedoni fitojnë 33 deputetë

Sipas Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, kur janë numëruar mbi 96 për qind të votave Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar 33 mandate

Sipas kalkulimeve zyrtare të KSHZ, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Megjithatë, këto janë kalkulimet të rezultateve preliminare nga ana e KSHZ-së. Nesër pritet të jepen rezultate zyrtare.

Ndërkaq, në kampin maqedonas LSDM ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO 44 mandate.