Shpërthim në një xhami në Kabul, të paktën 10 të vrarë

Kabul, 29 prill – Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një xhami në perëndim të Kabulit gjatë faljes së sotme.

Besmulla Habib, zëvendës-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit deklaroi se shpërthimi e ka goditur xhaminë e Kalifa Sahib në perëndim të Kabulit, rreth orës 14 sipas orës lokale.

Sulmi me bombë është kryer gjatë serisë së sulmeve ndaj vendeve afgane për lutje dhe objekte civile gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./Zhurnal.mk