Shpaloset PORSCHE 718 Cayman GT4 (FOTO)

në kategorine Auto

Porsche 718 Cayman aktual është kritikuar për motorin me katër cilindra dhe kompania gjermane tani ka vendosur t’i kthehet fuqisë me gjashtë cilindra për veturën 718 Cayman GT4.

Versioni i vitit 2020 do të vijë me motor të ri 4.0-litërsh, sikur të Porsche 911, por me turbombushës. Në automobilin më të vogël, ai ka 414 kuajfuqi.

Kjo i mjafton që GT4 të arrijë shpejtësinë më shumë se 300 kilometra për orë dhe përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë për 4.4 sekonda. Porsche thotë se modeli i ri mund të kalojë shtegun e famshëm të Nurburgringut në Gjermani për dhjetë sekonda më shpejtë se pararendësi.

Modeli po ashtu do të jetë më i ulët se versioni i shkuar.

Ai pritet të dalë nëpër rrugë në vjeshtë me një çmim rreth 85 mijë euro.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.