Ylli i “Sex and the City”, Willie Garson ndërron jetë në moshën 57-vjeçare

Willie Garson, një aktor i njohur më shumë për rolin e tij si Stanford Blatch në “Sex and the City”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i Garson, Nathen, në një postim të bërë në rrjete sociale.

“Të dua shumë baba. Pusho në paqe dhe jam shumë i lumtur që ndave të gjitha aventurat e tua me mua”, shkroi ai. “Unë jam shumë krenar për ty. Unë do të të dua gjithmonë, por mendoj se është koha që të shkoni në një aventurë tuajën. Ju gjithmonë do të jeni me mua”.

Nathen shtoi: “Të dua më shumë se që mendon dhe jam shumë i lumtur që tani mund të jesh në paqe. Ju ishit personi më argëtues dhe më i mençur që kam njohur”.

Sipas Variety, nuk është zbuluar akoma ndonjë shkak i vdekjes.

Willie Garson (Foto: Getty Images)

Ylli i “White Collar” ka qenë i përfshirë në një sërë rolesh në Hollywood si: “Hawaii Five-0”, “Quantum Leap”, “Girl Meets World”, “Mr.Belvedere”, “Just Shoot Me”, “Supergirl” etj.

I njëjti ka luajtur në mbi 170 role të ndryshme duke lënë pas një karrierë të bujshme.