Rita Ora publikon prapaskenat e klipit “You For Me”, tregon se si u xhiruan skenat e vështira në pishinë

“You For Me ” nga Rita Ora dhe DJ Sigala është pa dyshim një nga hitet e verës.

Kënga e cila erdhi për fansat në fillim të muajit korrik, ka kryesuar top listat britanike në zhanrin “dance” të muzikës, gjersa vazhdon të jetë shumë e dëgjuar si këngë në të gjitha platformat.

Më shumë se sa muzika, i shumë pëlqyer nga fansat ishte edhe klipi, në të cilin artistja shqiptare u shfaq si gjithnjë e mrekullueshme dhe me shumë stil.

Rita në performancën e saj në “You For Me” mund të shihet teksa interpreton në një pishinë, shoqëruar nga disa notare profesioniste, të cilat realizojnë një koreografi nën ritmet e këngës së saj.

Ora ka publikuar së fundmi në YouTube një video nga prapaskenat e xhirimeve, duke treguar se si ka shkuar gjithçka gjatë filmimeve që janë kryer në Los Angeles.

Foto: Rita Ora/YouTube

Në video mund të shihet se si Rita së bashku me ekipin bëjnë punë të palodhur duke qëndruar deri në perëndim, vetëm për të kapur skenat më të mira për klipin.

Foto: Rita Ora/YouTube

Rita duket shumë tërheqëse në bikini, ndërsa pa hezitim vë në pah linjat trupore për të cilat kujdeset shumë.

Ajo gjithashtu arriti të realizojë me përpikmëri një skenë nën ujë me të gjitha notaret, ku mund të shihej duke interpretuar këngën e saj për një kohë mjaft të gjatë brenda pishinës.