Nora Istrefi thekson linjat trupore në fustan të verdhë

Nora Istrefi është një prej femrave më të bukura dhe më joshëse shqiptare, e cila çdo herë arrin të paraqitet me shumë stil.

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun ndiqet nga më shumë 1.1 milion ndjekës në Instagram.

Me fansat në rrjetet sociale Nora ka ndarë imazhe nga performance e fundit, ku shihet me një fustan me ngjyrë të verdhë të kombinuar me një pallto lëkure me ngjyrë të zezë dhe taka të larta.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ajo që binte në sy ishte ndryshimi në dukje i këngëtares që shihet me flokë të shkurtër dhe balluke.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Nora dukej plot shkëlqim, elegancë dhe atraktive, ndërsa nuk munguan as komplimentet nga ana e fansave të saj.

Foto: Nora Istrefi/Instagram

Kujtojmë që Nora edhe këtë sezon veror ishte e angazhuar me mbrëmje muzikore, ndërsa solli një bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon. Kënga e tyre ishte “Ay Caramba” u prit mirë dhe deri tani ka arritur mbi 14 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Nora Istrefi/Instagram