Në ndërkohë, Oriola Marashi “rrënon” Instagramin me imazhin e ri

Oriola Marashi ka ditur të jetë në fokus të fansave të saj të shumtë dhe të faqeve rozë, sa herë që ka postuar imazhe në rrjetet sociale.

Publikimi i një fotografie me të brendshme të zeza në profilin e saj në Instagram, ku përcillet nga afro 600 mijë ndjekës, e ka bërë që ajo të marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe qindra komente vetëm disa orë nga postimi.

Ajo ka marrë komplimente të shumta nga bukuroshet shqiptare, si Kejvina Kthella, Armina Mevlani e Aurela Hoxha.

(Foto: Instagram/oriolamarashi)

Ndryshe, këto ditë ka pasur spekulime për ndërprerjen e romancës së bukuroshes me futbollistin shqiptar, Eros Grezda.

Për më shumë është aluduar se ai ka vazhduar përpara duke nisur një flirt të ri me bukuroshen spanjolle, Nicole Bohorquez. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/oriolamarashi)