Morena Taraku ngacmon imagjinatën e fansave me një fotografi atraktive para pasqyrës, duke pozuar e mbuluar vetëm me peshqir

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po tregohet mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka publikuar në InstaStory një imazh, ku është shfaqur duke pozuar para pasqyrës.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

E mbuluar vetëm me peshqir, Morena ngacmoi imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët janë plot 1.3 milion vetëm në rrjetin social Instagram.

Taraku shquhet për linjat atraktive trupore, për të cilat kujdeset në maksimum, duke ndjekur me rregull ushtrimet në palestër.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Morena përndryshe vazhdon të jetojë në Stamboll të Turqisë, me ardhje të kohë pas kohëshme në Kosovë.

Ajo është mjaft e komentuar në media dhe rrjetet sociale për paraqitjet atraktive dhe jetën luksoze që bën. /Telegrafi/