Largohen nga kështjella e tyre; Kate dhe William kanë një arsye të fortë për këtë ndryshim të madh

Lajmet për familjen mbretërore të Anglisë nuk kanë të mbaruar. Ata ndryshojnë vendimet e tyre brenda një kohe të shkurtër dhe tani radhën e ka patur Kate dhe William.

Sipas burimeve për “Daily Mail” ata po mendojnë të largohen nga shtëpia ose më saktë nga kështjella e tyre e banimit për një vend të ri. Përse ky vendim? Sepse ata duan të qëndrojnë më pranë mbretëreshës.

Çifti ka filluar të shoh mundësitë për tu zhvendosur në një pronë në skajin jugor të Parkut Greater Windsor, shumë pranë kështjellës që jeton mbretëresha.

“Anmer Hall kishte kuptim ndërsa William ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Windsor është vendi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi për të jetuar në këtë zonë tani“, tha një burim pranë familjes mbretërore për “Daily Mail”.