Kate Moss dhe vajza Lila, 18 vjeç, ecin në të njëjtën pistë në Javën e Modës në Milano

Lila Grace fjalë për fjalë po ndjek hapat e nënës së saj.

Modelja, 18 vjeç dhe nëna Kate Moss, 47, të dyja ecën në pistë në një ngjarje speciale “Fendi x Versace” gjatë Javës së Modës në Milano.

Lila ishte e veshur me rroba banje dhe një xhaketë, ndërsa Kate, së cilës iu bashkua edhe mikesha supermodele Amber Valletta, veshi një fustan të zi të prerë me një mantel të printuar.

Përtej bashkimit të dy brezave të modeleve Moss, pista italiane gjithashtu kishte edhe shumë yje të tjera.

Modelet përfshirë Gigi Hadid, Emily Ratajkowski dhe Naomi Campbell gjithashtu ecën në pistën “Fendace”, ndërsa yje si Elizabeth Hurley, Addison Rae dhe Demi Moore shikuan veshjet nga ulëset e publikut.

Nuk ishte hera e parë e dyshes nënë-bijë që bashkoi forcat në pasarelë, pasi ato ecën së bashku edhe në muajin shkurt.