I shkruan: “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar

E gjitha ka ndodhur si shkak i lajmit se për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

Këngëtarja ka reaguar përmes një storie në rrjete sociale derisa e ka quajtur lajmin dezinformatë pasi i është dukur e pamundur lajmi në fjalë.

“Jam e bindur që është një dezinformatë”, ka shkruar Vesa Luma në postim teksa ka marrë mesazhe të ndryshme nga ndjekësit ku njërin  ndër ta e ka publikuar.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Ndërkohë, ajo ia ka kthyer: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.