Genta Ismajli flet për herë të parë për shtatzëninë

Ditët e fundit është përfolur se Genta Ismajli është shtatzënë dhe lajmet nisën nga një video në TikTok, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Por edhe burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Sot Genta ka reaguar për herë të parë duke u rikthyer në rrjete sociale me një postim ku shprehet se ndihet e bekuar. “Ndihem e bekuar. Ju dua të gjithëve”, shkruan Genta.