Elon Musk ndahet edhe nga këngëtarja Grimes pas tri vitesh lidhje

Elon Musk, 50 vjeç dhe Grimes, 33 vjeç, (emri i vërtetë Claire Elise Boucher), të cilët kanë një fëmijë së bashku, janë ndarë pas tre vjetësh.

Miliarderi konfirmoi se ai dhe këngëtarja e zhanrit electronic/pop janë ‘gjysmë të ndarë’, por planifikojnë të bashkë-prindërojnë për djalin e tyre një-vjeçar, thuhet sipas PageSix.

“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duan njëri-tjetrin, shohim njëri-tjetrin shpesh dhe jemi në kushte të mira”, tha Musk, shkruan DailyMail.

CEO i SpaceX dhe Tesla-s shpjegoi: “Është më së shumti që puna ime në Spacex dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Texas ose që udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Ajo qëndron me mua tani dhe foshnja X është në dhomën ngjitur”.

Çifti u vunë në dukje së bashku disa javë më parë kur morën pjesë në Met Gala. Grimes eci vetëm në tapetin e kuq dhe u takua me Muskin brenda.

Pas Met Gala-s, Musk me Grimes vazhduan në “after-party”-n e organizuar në ‘Club Zero Bond’.

Për Musk dhe Grimes u raportua për herë të parë në maj të vitit 2018 dhe mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku në maj të vitit 2020. Musk ka lindur gjashtë fëmijë të tjerë.

Fëmija i çiftit u emërua X æ A-XII, por njihet me nofkën X. Këngëtarja 33-vjeçare kohët e fundit zbuloi se fëmija i saj kurrë nuk e quan atë ‘nënën e tij’.

“Unë mendoj se të kesh një fëmijë ishte një rilindje e madhe për mua artistikisht. Të jesh një nënë tingëllon e çuditshme për mua të them”, filloi Grimes.

“X thotë Claire, por ai nuk thotë ‘mama’… si, ndoshta ai mund të ndjejë keqardhjen time për fjalën ‘nënë’”, shtoi ajo.

Ndërsa Musk përmendi në shpjegimin e tij të ndarjes së tij me Grimes, faktin që ai kohët e fundit u zhvendos në Texas pas gati dy dekadave në shtetin e artë. Musk konfirmoi lëvizjen e tij në Texas në dhjetor të vitit 2020 pas një grindjeje me ligjvënësit e Kalifornisë mbi mbylljet e qeverisë mes krizës së COVID-19.

Musk ka qenë i martuar tre herë më parë; Një herë me Justine Wilson, me të cilin ka pesë djem: binjakët Griffin dhe Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Sakson dhe Kai, 15, dhe dy herë me aktore Talulah Riley.

Ata tragjikisht humbën fëmijën e tyre të gjashtë, i cili ndërroi vetëm 10-javëshe nga SIDS (Sindromi i papritur i vdekjes së foshnjave)

Çifti u martua së pari në vitin 2010, por u divorcua në vitin 2012. Ata u përpoqën përsëri një vit më vonë dhe u rimartuan në vitin 2013, por u divorcuan përsëri në vitin 2016.