Dua Lipa ndan kolazh fotografish duke pohuar dashurinë e saj për miqtë dhe familjen

Dua postoi disa fotografi të bukura në Instagram. Një ndër këngëtaret më të famshme botërisht është Dua Lipa e cila nuk ka të ndalur me projekte muzikore.

Para pak kohësh Dua bëri të ditur se projekti muzikor i radhës do të ishte remiksi muzikor i këngës “Cold Heart” i cili erdh në bashkëpunim me Elton John. Kënga po pëlqehet shumë nga fansat e këngëtares dhe deri më tani ajo ka grumbulluar miliona klikime brenda pak ditësh.

Ajo së fundi ka postuar disa imazhe në Instagram duke dashur të shprehë dashurinë dhe mirënjohjen që ka për shoqërinë e saj dhe familjen.

“I dua miqtë e mi”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografive të postuara.

https://www.instagram.com/p/CSze6JtMbkj/?utm_source=ig_web_copy_link

Në imazhet e publikuara në Instagram, Dua shihet duke shijuar shoqërinë e personave më të afërt të zemrës, ku ndër ta shihet edhe i dashuri i këngëtares së bashku me motrën dhe vëllaun e Duas.