Diona Fona me poza provokuese në rrjetet sociale

Ajo admirohet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë numëron disa vite të suksesshme në treg.

Fjala është për këngëtaren Diona Fona, e cila gjatë kësaj vere është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme.

Derisa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, artistja komentohet tejet shumë edhe për paraqitjen e jashtme.

Diona Fona (Foto: Instagram)

E njëjta u shfaq atraktive në fotografitë e fundit, në të cilat po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.

E veshur më sportive e në sytjena, Fona duket në formë të mirë teksa ‘look-un’ e kompletoi edhe me një palë syze ngjyrë të gjelbër.

“Diona qëndro serioze, jo nuk mundem”, ka qenë përshkrimi i postimit.

https://www.instagram.com/p/CSM4-1xMECE/?utm_source=ig_web_copy_link

“Fire” në bashkëpunim me ZieZie mbetet kënga e fundit e lansuar nga Diona.