Dafina Zeqiri rrëfen si u abuzua vite më parë “Ma la mua fajin, shpiku një tradhti të rreme”

Dafina Zeqiri është jo vetëm një këngëtare e suksesshme dhe e dashur për publikur, por por edhe një nga personazhet publike që e kemi parë shpesh të lobojë për të drejtat e vajzave dhe grave shqiptare. Artistja u është bashkuar kauzave të ndryshme që kanë në qendër gratë, protestave për të drejtat e tyre, teksa edhe në rrjetet sociale përçon herë pas here mesazhe motivuese.

Nisur nga ngjarjet e fundit në Kosovë, ku një 18-vjeçare u dhunua për vdekje nga partneri i saj dhe shoku i tij, Dafina ka rrëfyer për herë të parë se është abuzuar para shumë vitesh. Përmes një statusi në Instastory, Dafina shkruan se ka qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës, por nuk mori mbështetje nga askush, sidomos nga institucionet që ishin të korruptuara. Ajo shkruan se ish-i dashuri kishte gënjyer për të duke thënë se e kishte tradhtuar, teksa më pas ishte larguar kokëlartë dhe i lumtur. Ndërkohë, shton se ajo për vite me radhë është përballur me komente dhe paragjykime të shumta.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos i lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre. Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat. Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë.

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa me komente dhe gjepura. Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “ – shkruan Dafina në status.