Ava Max shkëlqen në paraqitjen e radhës e veshur në “Prada”

Ava Max është një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.

Ylli i muzikës ka arritur suksesshëm të depërtoj në tregun e muzikës ndërkombëtare dhe numëron hite të shumta të cilat janë bërë pjesë e top-listave botërore

Por, 27-vjeçarja krahas talentit të padiskutueshëm në muzikë është edhe një femër e bukur dhe me shumë stil.

Foto: Ava Max/Instagram

E ndjekur nga mbi 2.4 milionë persona në Instagram, Amanda Ava Koci (emri i vërtetë) sjellë imazhe nga më të ndryshmet.

Biondina joshëse edhe këtët herë postoi disa fotografi që në fokus kishin fizikun e saj tërheqës.

Foto: Ava Max/Instagram

E veshur e tëra “Prada”, artistja e famshme la të zbuluar belin, teksa shihet me grim të theksuar dhe buzë të kuqe, ndërsa kompletoi dukjen me aksesor qafe dhe unaza.

Foto që ylli i hitit “So Am I” publikoj ishin të shkëputura nga performance e saj në Grammy Museum, ku ajo shkëlqeu me perfomoramncën para publikut.

Foto: Ava Max/Instagram

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Sad Boy” që erdhi në bashkëpunim me Rehab & Jonas Blue dhe Kylie Cantrall. 

Foto: Ava Max/Instagram