Alko dhe Arsihana sjellin këngën e re “Xhelozi”

Artistët shqiptare, Alko dhe Arsihana, kanë prezantuar sot (e diel) projektin e ri muzikor.

“Xhelozi” mban titullin projekti i dyshes, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kjo këngë tashmë gjendet e plotë në YouTube, gjersa këngëtarët vijnë me paraqitje atraktive skenike.

Foto: YouTube

Teksti është shkruar nga ILLMILL, Jeton Zeqiri dhe Alko, ndërkohë që për instrumentalin dhe ‘beat’-in është kujdesur Bekito.

Ky i fundit në anën tjetër e ka bërë edhe aranzhmentin e këngës.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, “Elmo Creative”.