Adriana Lima shkëlqen në fustanin ngjyrë ari në Academy Museum Of Motion Pictures

Ishte një mbrëmje madhështore e mbushur me yje në The Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles të shtunën.

Modelja dhe aktorja braziliane, Adriana Lima, ishte ndër yjet e shumta që mori pjesë në këtë ngjarje së bashku me të dashurin e saj, Andre L III.

Engjëlli shumëvjeçar i “Victoria Secret” u shfaq me plot shkëlqim dhe magjepsje në një fustan ngjyrë ari që shfaqi fizikun e saj të denjë për pistën.

Adriana Lima (Foto: Getty Images)

Lima, 40 vjeçare, kishte të bënte me shfaqjen e fizikut me modelin e fustanit pa rripa.

Në këtë natë, ylli i “Maybelline” zgjodhi taka të hapur dhe e kishte tërhequr fustanin me bisht nga mbrapa.

Andre L III, 40 vjeç, dukej i pashëm me një kostum të zi tradicional dhe kravatë, të shoqëruar me një këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza.

Adriana Lima me të dashurin (Foto: Getty Images)

Mbrëmja gala e së shtunës, e kryesuar nga Ava DuVernay, Ryan Murphy dhe Jason Blum, nderuan aktoren Sophia Loren dhe regjisorin Haile Gerima.

Tom Hanks, Annette Benning dhe Bob Iger po ashtu u vlerësuan në këtë mbrëmje.

Adriana Lima (Foto: Getty Images)

Yjet e tjerë që morën pjesë në ngjarje përfshinin: Brad Pitt, Lady Gaga, Katy Perry, Orlando Bloom, Nicole Kidman, Regina King, Laura Dern, Anna Kendrick, Kate Hudson, Maggie Gyllenhaal, Cher, Queen Latifah dhe Kristen Steëart, ndër shumë të tjerë.