Shkuan në cermoninë mortore, infektohen 7 persona në Fier

Ministria e Shëndestësisë ka konfirmuar ditën e sotme 7 raste të reja në qytetin e Fierit.

Personat që kanë rezultuar pozitiv, pak ditë më parë kishin shkuar në një cermoni mortore, ku dyshohet se dhe janë infektuar me koronavirus.

Dy ditë më parë rezultuan positive 4 persona, të cilët gjithashtu kishin qenë tek cermonia mortore.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë për shkak të pandemisë ka ndaluar dasmave, grumbullimin në cermonit mortore apo çdo aktivitet tjetër që grumbullon shumë persona.

Deri më tani në vendin tonë 193 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 6275.