Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

Sipas informacioneve që ka lajmi.net, Qalaj është shkarkuar sot dhe ka pranuar vendimin për lirimin e detyrës.

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018, sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, në media raportohet se arsyeja e shkarkimit të tij nga kjo pozitë është performanca e dobët.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Qalajn por deri në këto momente ka qenë e pamundur. /Lajmi.net/