SHGM shpall thirrje për trajnim të gazetarëve për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm

/

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka shpallur thirrje për trajnim të gazetarëve që janë kah mesi i karrierës së tyre, gazetarëve të rinj dhe studentëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”.

Të tre punëtoritë do të mbahen përmes internetit në nëntor të vitit 2020. Datat për secilën nga punëtoritë treditore do të konfirmohen në mënyrë shtesë.

Trajnimin do të mbajnë dy profesorë me renome: Prof. Dr. Nikolla Dujovski nga Maqedonia e Veriut, i cili ka përvojë dhe njohuri të gjera mbi këtë temë dhe do të përqendrohet më shumë në situatën në Maqedoni, për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, si dhe për raportimin e gazetarëve si reaksion i këtyre ngjarjeve dhe Prof. Dr. Dejan Milenkoviq nga Serbia, i cili do të flasë për situatën me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe botë, duke i  analizuar sulmet më të njohura terroriste dhe raportimet mbi to.

Qëllimi kryesor i trajnimit është të arrihet një perceptim i përgjithshëm i gazetarëve se si të raportojnë për rastet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Programi është dizajnuar për të ndihmuar gazetarët dhe profesionistët e tjerë mediatik të përfundojnë punën e tyre duke informuar publikun për këto ngjarje specifike. Një nga qëllimet e punëtorive, krahas ndërtimit të kapaciteteve të gazetarëve për raportim objektiv mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin dhe përdorimi i kodit të duhur etik në lidhje me raportimin mbi terrorizmin (përdorimi i shprehjes së duhur, shmangia e keqpërdorimit të fotografive që shkelin të drejtat e viktimave etj.). E gjithë kjo do të duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë e këtij aktiviteti në të ardhmen. Kjo do të thotë që trajnimi jo vetëm që do t’u mundësojë pjesëmarrësve të përvetësojnë njohuri të reja, por gjithashtu do t’i motivojë ata që t’i përdorin ato në praktikë, dhe kështu do të kontribuojnë në zbutjen e efekteve negative gjatë raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në partneritet me Nismën për Perspektivën Evropiane NPE dhe Institutin KONICA e filluan projektin e titulluar si “Ndërtimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve të fuqizuar, mediave dhe përfaqësuesve qeveritarë”. Projekti financohet nga Hedaja (Hedayah, International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism), Abu Dabi në kuadër të Programit global STRIVE, të programuar nga BE-ja.