Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel pezullon ofrimin e të gjitha shërbimeve, shkaku i COVID-19

Ky vendim do të jetë kësisoj deri në njoftimin tjetër, me përjashtim të rasteve emergjente, të cilat duhet të dëshmohen, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë,

Duke u bazuar në vendimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore deri në një njoftim tjetër me përjashtim të rasteve emergjente të dëshmuara:

Raste emergjente konsiderohen:

– Fletëudhëtime Emergjente;

– Lejekalime për riatdhesim në rastet e vdekjes.

Të gjithë bashkatdhetarët që tashmë kanë aplikuar për Pasaporta dhe kanë pranuar njoftimin me SMS se pasaporta e tyre është e gatshme, të kontaktojnë përmes kontakteve si më poshtë në mënyrë që të caktojnë termin për të ardhur dhe për të tërhequr pasaportat e tyre.