Shënohet Dita e Bazës Logjistike të Armatës

Shkup, 20 maj – Pjesëtarët e Bazës Logjistike të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në kazermën “Ilinden” e shënuan 20 majin – Ditën e Njësitit.

Në solemnitetin morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral major Azim Nuredin, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, gjeneralë në Armatë, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Shtatmadhorisë së Armatës dhe komandantë të komandave dhe njësiteve.

Zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral major Azim Nuredin në fjalimin e tij tha se njësitet logjistike gjatë 30 viteve të kaluara, janë pjesë e çdo aktiviteti të armatës i cili realizohet në kazerma, objektet e ndara dhe poligonet për trajnim.

Komandanti i Bazës Logjistike, kolonel Muharem Muharemi pas përshkrimit të shkurt të historisë së njësitit, në fjalimin e tij para të pranishmëve e potencoi rëndësinë dhe kontributin e pjesëtarëve të BL, të cilët ofruan mbështetje logjistike për realizim të suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të Armatës gjatë periudhës së kaluar, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me kryerjen e tyre profesionale të detyrave dhe dhënien e mbështetjes logjistike në kohën e duhur dhe vendin e duhur.

Në kuadër të solemnitetit, pjesëtarëve të njësiteve dhe komandës së Bazës Logjistike iu ishin kumtuar masa stimuluese për rezultatet e arritura në punë.

Në periudhën vijuese, pjesëtarët e Bazës Logjistike mundësojnë mbështetje të pandërprerë logjistike për zbatimin e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare “Përgjigje e shpejtë 22”, e cila realizohet në Krivollak, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera në Armatë.

Baza logjistike është bartëse e traditave të Kryengritjes së Razllovit dhe përgatitjeve të para logjistike për fillimin e së njëjtë, për çka me Vendim të presidentit dhe komandantit suprem të Armatës për përcaktimin e ditëve të njësiteve, 20 maji është përcaktuar Dita e Bazës Logjistike.